top of page
123.jpg

“Pse Putin do të pranonte marrëveshje për Kosovën, pa ia dhënë Krimenë”

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Jul 27, 2018
  • 1 min read

Serbia ka prezantuar idenë e ndarjes së Kosovës edhe zyrtarisht dje në Shtëpinë e Bardhë ku ka qëndruar zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq. Pas takimit me këshilltarin e Trumpit, John Bolton, Daçiq ka thënë se administrata aktuale në SHBA ka një qëndrim të ndryshëm nga ai i kaluari rreth Kosovës.

Ndryshe, Shtëpia e Bardhë nuk ka njoftuar rreth takimit të këshilltarit të Trumpit për Siguri Nacionale me Daçiqin, ndërsa SHBA-ja nuk ka ndonjë qëndrim zyrtar aktualisht se mbi çfarë premisa duhet të gjendet zgjidhja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. 

Por, për analistët qëndrimi i fortë amerikan pas takimit Trump - Putin kundër aneksimit të Krimesë nga Rusia, flet edhe për Kosovën. 

Ish-diplomati amerikan, Daniel Serwer, ka thënë se Putini nuk do të pajtohej për asgjë për Kosovën pa e marrë Krimenë. 

"Pse Putin do të pajtohej për diçka rreth Kosovës pa e marrë Krimenë prapa". Departamenti i Shtetit sapo lëshoi një deklaratë të paekuivoke kundër aneksimit nga ana e Rusisë" ka shkruar ai. 


コメント


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page