Ai filmoi gjithçka kur zjarri po i hynte në shtëpi. Shikoni videon e grekut dhe maces së tij që po b
- rilindjashqiptare
- Jul 27, 2018
- 1 min read

Kjo video e një personi që mbijetoi nga zjarret në Mati pasi shtëpia e tij ishte e rrethuar nga flakët, është bërë virale në Greqi.
Raportohet se pronari i shtëpisë doli jashtë për të shpëtuar macen e tij. Megjithatë, flakët afroheshin aq shpejt saqë rrethuan ndërtesën menjëherë.
E në video mund të dëgjohet era që fryn me një shpejtësi të pabesueshme, alarmet e shtëpive dhe tingujt e shpërthimeve, ndërsa tingujt e flakëve që djegin shtëpi dhe pemë tingëllojnë të tmerrshëm në sfond.
Pronari i shtëpisë po kërkon një rrugëdalje, por nuk ka shpëtim pasi zjarri rrethon shtëpinë me shpejtësi të madhe. Personi në fjalë thërret macen e tij që ti afrohet, dhe brenda disa sekondave flakët që ishin jashtë murit të oborrit të shtëpisë tani janë brenda oborrit.
Shtëpia është e larë në flakë me copa të pishave të djegura që bien nga qielli. Njeriu përpiqet të mbulojë veten, ndërkohë që fillon të digjet.
Por fati ishte në anën e tij dhe ai mbijetoi në ferrin e zjarrtë, meqë flakët u larguan prej tij dhe vazhduan efektin e tyre shkatërruese më poshtë. Si ai dhe macja e tij shpëtuan.
Comments