top of page
123.jpg

Djali i miliarderit Soros në aksion- Në Serbi takon Vuçiqin, e në Kosovë Shpend Ahmetin

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Jul 27, 2018
  • 1 min read

Djali i miliarderit amerikan, George Soros, Alexi, fondacioni i familjes së njohur botërore që operon në Republikën e Kosovës dhe atë të Serbisë, i ka bërë të shpeshta vizitat në vendin tonë. Përmes një njoftimi në “Instagram”, ai ka thënë se Kosova gjendet në një moment kyç. Takimin e vetëm që e ka bërë publik ishte me kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmetin. “Major of Prishtina”, ka shkruar Soros. Ndërkaq, në Beograd ka zhvilluar një takim me presidentin, Aleksandar Vuçiq i cili e ka njoftuar për dialogun në Bruksel. Vlen të theksohet se para vizitës në Kosovë dhe Serbi, Soros në Amerikë ka zhvilluar një takim me kryeministren serbe, Ana Bërnabiq, e cila ka qëndruar për disa ditë në SHBA. “Soros e ka përshëndetur vazhdimin e dialogut dhe rolin konstruktiv të Serbisë në ruajtine e stabilitetit në Ballkanin Perëndimor” thuhet në njoftim e Beogradit Zyrtar.


Comentarios


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page