Huawei mund të dal në treg me një smartphone të palosshëm më shpejtë se Samsung
- rilindjashqiptare
- Jul 26, 2018
- 1 min read

Grupi kinez dëshiron të bëhet kompania e parë për të nisur një smartphone palosshëm.
Sipas një raporti nga Nikkei , Huawei është gati për të ardhur para Samsung në treg me një smartphone të palosshëm paraprakisht. Sipas burimeve, Huawei dëshiron të kaloi Samsungun në çdo rast, transmeton lajmi.net.
Një burim i cituar nga Nikkei flet vetëm për 20,000-30,000 copë. Kur pikërisht telefoni celular i palosshëm duhet të vijë është ende e paqartë. Burimet flasin për nisjen e tregut në 2019, siç planifikon edhe Samsung , por “shumë herët” gjatë vitit.
Comments