top of page
123.jpg

Kjo është shtëpia ku Adem Demaçi e kaloi një pjesë të fëmijërisë

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Jul 27, 2018
  • 1 min read

Kjo është shtëpia ku kaloi një pjesë fëmijërisë. Ajo edhe pse e dëmtuar sikur ruan kujtime nga koha kur brenda këtyre mureve luante Ademi i vogël.

Ata që u rriten me Demaçin e kujtojnë të ndjerin në çdo qosh të kësaj shtëpie.Mes dhimbjes e lotëve kushëriri i të ndjerit, Sabri Demaçi, i cili ishte parë të shtunën për të fundit herë me bacën Adem tregon se nuk u ka njohur atë deri në moshën 10 vjeçare. Sabriu tregon se këshillat e tij kanë qenë gjithmonë drejtuar mbrojtjes së atdheut, edhe kur ishte në gjendje të rëndë shëndetësore.

Për Frontal Sabriu ka treguar nëse do ia ripërtrijnë emrin Ademit në shtëpinë e tyre.E Mbesa e Demaçit, Atdhetarja thotë së i ndjeri në shtëpi nuk ka folur kurrë për politikë. Edhepse gjithë jetën ja kishte kushtuar asaj.

Familjarët tregojnë se Demaçi i donte shumë fëmijët. Madje simpati kishte edhe për kafshët shtëpiake, macet e qenin.

Ademin e kujton edhe miku e fqinji i tij, Kadri Murturi. 84 vjeçari e kujton kohën kur i kishin shkuar Demaçit për vizitë në burg.Tutje Kadriu thotë njeri të mençur e të mirë si Demaçi vështirë të gjindet më.I ndjeri Demaçi, sipas familjarëve e miqve kishte në zemër gjithmonë vendlindjen, Lupçin.

Ai vazhdimisht i bënte thirrje familjarëve të mos e lëshojnë këtë vend.Kurse, shtëpia këtu është e vetmja shtëpi e Demaçve. Familja e Sabri Demaçit e Shqiptar Demaçit janë të vetmet që kanë dëgjuar këshillat që të mos e lëshojnë vendlindjen. 


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page