top of page
123.jpg

Mesazhi që po shprendahet me të madhe: Fikni telefonat nga ora 00:30 deri në 3:30. Cila është e vërt

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Jul 27, 2018
  • 2 min read

Shumë perdorues të rrjeteve sociale janë duke shprendarë një mesazh i cili ka hapur panik për shkak të eklipsit hënor që po ndodh sonte. Në mesazh thuhet se telefonat dhe gjitha pajisjet tjera duhet të ndalen sonte nga ora 12:30 deri në orën 03:30,pasi sipas tyre planeti ynë do të jetë me një rrezatim të lart për shkak të eklipsit. transmeton Magazina.al Shumë perdorues të rrjeteve sociale në Kosovë të shqetësuar e kanë shprendarë këtë mesazh, duke përhapur edhe panik. Në mesazh thuhet: Sonte, nga ora 00:30 deri 03:30 mos harroni të fikni telefonin, telefonin celular, tabletën, etj. Dhe ta largoni atë nga trupi juaj. Singapore TV njoftoi këtë lajm. Ju lutem tregoni familjen tuaj dhe miqtë tuaj. Sonte, nga 00:30 deri në 03:30, planeti ynë do të jetë me një rrezatim shumë të lartë. Rrezet kozmike do të kalojnë pranë Tokës. Pra, ju lutemi të fikni telefonin tuaj celular. Mos e lini pajisjen afër trupit, mund të shkaktojë dëme të tmerrshme. Nëse nuk besoni, mund të kontrolloni në Google dhe NASA BBC Neës. Dërgo këtë mesazh për të gjithë që doni dhe ju duan Por e gjitha kjo del të jetë një mashtrim, pasi i njejti mesazh është duke qarkulluar që nga viti 2014, raporton Magazina.al Këtë e konfirmon edhe faqja e njohur për lajmet nga shkenca “Snopes”, e cila e ka quajtur mashtrim mesazhet duke konfirmuar se i njejta është në qarkullim që nga viti 2014. “Për sa i përket efekteve të shëndetit ndaj njerëzve në terren, rrezatimi kozmik i sfondit, i ngjashëm me rrezatimin diellor, nuk paraqet asnjë dëm të menjëhershëm dhe nuk mund të konsiderohet rrezik për shëndetin vetëm nëse nuk jeni kronik i ekspozuar ndaj rrezatimit më të lartë të nivelet në rajonet polare”, thuhet në reagimin e “Snopes”./Magazina.al/ 


Comentários


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page