top of page
123.jpg

Shqiptaro-amerikanët, letër presidentit Trump

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Jul 26, 2018
  • 2 min read

Disa përfaqësues të shqiptarëve të Amerikës i shprehën Presidentit Donald Trump shqetësimin e thellë rreth një keqësimi të mundshëm të marrëdhënieve mes Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve evropianë. Letra, e nënshkruar nga anëtari i Këshillit të Qytetit të Nju Jorkut, Mark Gjonaj dhe përfaqësues të 10 organizatave shqiptaro-amerikane, i referohet komenteve të bëra në një intervistë të zotit Trump me komentatorin e kanalit Fox News, Carson Tucker, ku Presidenti vuri në pikëpyetje nëse SHBA do t’i përmbaheshin nenit 5 të Traktatit të NATO-s për mbrojtjen e ndërsjellë dhe ku u përmendën Mali i Zi dhe Shqipëria. Në letër thuhet se përgjigja e zotit Trump në atë intervistë flet për një moskuptim thelbësor të historisë së rajonit dhe të rolit të paçmueshëm të Amerikës në ruajtjen e paqes. “Nëse flet me një shqiptar, në Amerikë apo jashtë saj, – thuhet në letër, – do të vësh re një ndjenjë të thellë dashurie dhe respekti për Shtetet e Bashkuara dhe kuptimin që ka patur roli i tyre si udhëheqëese e botës së lirë.”

Marrëveshja për mbrojtjen kolektive, – thuhet në letër, – ka bërë që bota të mos gjendet në prag të një lufte tjetër botërore. Në letër shprehet keqadhje që komentet për NATO-n dhe për njerëzit “shumë agresivë” të Malit të Zi e vënë në pikëpyetje udhëheqjen morale të Amerikës, në një kohë kur, siç thuhet aty, bota ka nevojë më shumë se kurrë për të, shkruan Zëri i Amerikës, transmeton Klan Kosova. Çështja e komenteve të zotit Trump për Malin e Zi u shfaq përsëri të mërkurën gjatë seancës së Komisionit të Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë me Sekretarin e Shtetit Mike Pompeo, i cili nuk u vuri rëndësi komenteve të shprehura në intervistë dhe tha se politika e Presidentit Trump ka qenë e qartë jashtë çdo dyshimi. Presidenti Trump i ka kritikuar shpesh anëtarët e tjerë të NATO-s rreth kontributit të tyre financiar për aleancën, duke thënë se SHBA mbajnë pjesën më të madhe të barrës. NATO-ja, e themeluar në vitin 1949 për të frenuar kërcënimin ushtarak të Bashkimit Sovjetik, mbështetet në epërsinë ushtarake të Shteteve të Bashkuara për t’u përballur me një mori kërcënimesh në kufijtë e Evropës, duke përfshirë Rusinë. Angazhimi për mbrojtje reciproke është shtylla e aleancës së NATO-s.


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page