top of page
123.jpg

Tragjedia e zjarrit/ rrëfimi i grekut: S'dija kë të shpëtoja nënën apo gruan, ja kë zgjodha

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Jul 27, 2018
  • 1 min read

Tragjedia në Greqi i mori jetën dhjetëra personave, qindra të tjerë janë nëpër spitale dhe qindra janë shpallur të zhdukur. 

Ata që kanë arritur të shpëtojnë kanë rrëfyer historitë e tyre personale e një ndër to është edhe Thanasis Moraitis i cili ndodhej në Mati me pushime me nënën, gruan dhe fëmijët. Moraitis rrëfeu momentin kur flakët po i afroheshin makinës. Ai tregoi se u vendos para një dileme të tmerrshme. Të shpëtonte nënën e tij 90 vjeç, apo gruan me fëmijët. Greku tha se duhej ta linte nënën në makinë pasi ajo nuk mund të ecte. Ai mori gruan dhe fëmijët dhe vrapo drejt detit.  

Moraitis tregoi se kur ktheu kokën prapa pa për herë të fundit nënën e tij si u zhyt në flakë. "Unë pashë nënën time të djegur deri në vdekje. Nuk kisha as kohë për të bërtitur një lamtumirë të fundit", u shpreh ai. Greku me gruan dhe fëmijët kaluan shumë orë në det para se të shpëtoheshin. 


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page