Vetëvendosja nuk ngrihet në këmbë edhe në seancën komemorative për Adem Demaçin
- rilindjashqiptare
- Jul 27, 2018
- 1 min read

Vetëvendosja ka refuzuar të ngrihet në këmbë gjatë intonimit të himnit në seancën komemorative për Demaçin.
Sot është duke u mbajtur seancë komemorative për nder të veprimtarit të shquar dhe simbolit të sakrificës, Adem Demaçi, i cili u nda nga jeta dje. Para fillimit të seancës u intonuan dy himnet, i shtetit të Kosovës dhe ai kombëtar i Shqipërisë. Gjatë intonimit të himnit të shtetit të Kosovës, u vë re se deputetët e Vetëvendosjes nuk u ngritën në këmbë për të respektuar himnin me të cilin identifikohet Republika e Kosovës.
Comments