top of page
123.jpg

Avioni nga Tirana pëson defekt në ajër, pasagjerja shqiptare tregon momentet e frikës

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Jul 28, 2018
  • 1 min read

Avioni i linjës Tiranë-Verona ka pësuar defekt pasditen e sotme duke u detyruar të bëjë një ulje emergjente në Ankona.

Mirëpo kompania ajrore nuk ka marrë përsipër për të ndihmuar pasagjerët duke i lënë ata në mëshirë të fatit në aeroport. 

Një emigrante shqiptare e cila ka qenë pjesë e udhëtimit shkruan për JOQ se situata është skandaloze dhe se nuk ju japin asnjë shpjegim për defektin apo për atë që i prêt. 

Ajo shkruan: Situate shume e veshtire e shqiptareve ne Ancona. Avioni i linjes Rinas- Verona i pres 17:00 peson nje difekt ne fluturim dhe ben nje ulje urgjente ne Ankona. Nga ora 18:00 deri tani ne oren 22:06 jemi akoma ne aeroportin e Ankones. Ka shume femije te vegjel, persona te moshuar te semure. Jemi ne meshiren e fatit. Kjo eshte nje gjendje anormale. Ju lutem shtypi dhe televisioni ta tregoj kete ngjarje. Kemi qe ne oren 17 qe jemi nisur nga Tirana. Vec faktit qe u tmerruam nga difekti qe ndodhi nuk po marim asnje pergjigje per te na shpjeguar ne lidhje me situaten qe jemi.”/JOQ 


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page