Modelja shqiptare e ‘akuzon’ për kopjim reperin amerikan
- rilindjashqiptare
- Jul 28, 2018
- 1 min read

Modelja shqiptare, Françeska Jaçe shquhet për jetën luksoze që bën.
Ajo njihet si njëra nga modelet më joshëse shqiptare e njëkohësisht edhe më të kërkuara në treg.
Së fundmi, modelja shqiptare ka akuzuar reperin e njohur amerikan, Tygën për kopjim të syzave pasi në dy raste janë tërësisht të njëjta.
“Ndalu së kopjuari”, shkruan ajo.
Jaçe po ashtu përflitet edhe për lidhjet e dashurisë, madje së fundmi u komentua për një bashkim të mundshëm me Andi Gecin, por që nuk është konfirmuar as pohuar asgjë.

Comments