top of page
123.jpg

Nga Mavraj e Ajeti tek Aliji dhe Memolla, mbrojtja e kombëtares në alarm

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Jul 28, 2018
  • 2 min read

Kualifikimi në Europian është bërë tashmë një objektiv i padiskutueshëm për Kombëtaren shqiptare.

Kjo është deklaruar shpeshherë nga presidenti i FSHF-së, Armand Duka, por edhe si premtim nga trajneri Kristian Panuçi që në ditët e tij të para në vendin tonë. E ndërsa ndeshja e parë e Ligës së Kombeve po afron, situata e lojtarëve të Kombëtares nuk është më e mira e mundshme. Ajo që e shton së tepërmi shqetësimin, është mbrojtja.

ALARMI

Prej javësh, skuadrat e kampionateve të rëndësishme europiane kanë nisur përgatitjet. Madje, në Zvicër apo Rumani, ka startuar edhe sezoni i ri. E ndërsa në javën e parë të shtatorit do të ketë ndeshje për Ligën e Kombeve, skuadra kombëtare duket në një moment kritik. Kjo, për vetë faktin se shumë prej lojtarëve nuk janë sistemuar ende. Një nga repartet më problematike, është mbrojtja. Mërgim Mavraj, Arlind Ajeti, Naser Aliji, Hysen Memolla dhe Ivan Balliu janë pa një skuadër për edicionin e ri.

SITUATA

Mavraj zgjidhi kontratën me Hamburgun dhe tashmë është në kërkim të një ekipi në elitën gjermane, ndërsa ofertat nga Ligat e Dyta nuk kanë qenë bindëse. Ajeti e Aliji janë në kërkim të sistemimeve. I pari i lënë i lirë nga Torino, ndërsa i dyti duhet të gjejë një ekip tjetër, pasi Entela ra në Ligën e Tretë italiane. Hysen Memolla duket i tepërt te Hajduk që ka të tjera zgjedhje teknike për mbrojtjen. Situata e Ivan Balliut bën që të vihet në kërkim të një skuadre, për të mos luajtur në Ligën e Dytë franceze, shkruan panorama sport.

Në rast qëndrimi, e pret stoli dhe një konkurrencë e fortë për fanellën e titullarit. Kombëtarja shqiptare, për momentin është në një situatë alarmante, kur kanë mbetur thuajse 40 ditë nga sfida e parë kualifikuese për Ligën e Kombeve. Momentalisht, vetëm Hysaj, Bujar Lika dhe Gjimshiti janë të sigurt në ekipet e tyre dhe po stërviten rregullisht.


Kommentare


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page