Shtatorja e Skënderbeut do të vendoset në qendër të Ulqinit
- rilindjashqiptare
- Jul 28, 2018
- 1 min read

Shtatorja e Gjergj Kastriotit – Skënderbeut do të vendoset në një rrethrrotullim në qendër të qytetit të Ulqinit, tek ndërtesa e Komunës. Këtë lajm për “Portalin Ul-info” e konfirmoi kryetari i Komunës së Ulqinit, Loro Nrekiq, i cili shtoi se për këtë gjë u fitua pëlqimi i Ministrisë së Kulturës. Edhe bulevardi në të cilin gjendet rrethrrotullimi mban emrin e heroit kombëtar shqiptar, Skënderbeu. Këtë vit festohet 550-vjetori i vdekjes së Skënderbeut.
Comments