top of page
123.jpg

“Kjo nuk është normale”- Klopp i shokuar me debutimin e Shaqirit

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Jul 29, 2018
  • 2 min read

Menaxheri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka thënë se debutimi i Xherdan Shaqirit "nuk ishte normal", pasi transferimi i ri i The Reds shënoi një gol spektakolar me gërshërë në fitoren e thellë ndaj Manchester Unitedit 4-1.

Shaqiri kompletoi shënimin e golave në mënyrë mbresëlënëse në Michigan, ku Liveprooli mbylli fushatën e vet në Interntional Champions Cup me fitore. 

I ardhur pas një Kampionati Botëror mjaft të fortë, Shaqiri pati debutimin pikërisht në turneun që u mbajt në SHBA, e ku menjëherë Shaqiri reflektoi vlerat e tij. 

"Sigurisht se ishte mirë. Kjo nuk është normale pas katër ditëve në klub ? adaptimi kaq mirë në stilin e lojës". 

"Ne kemi dashur t"i ndihmojmë pak me pozicionin në mënyrë që të mos komplikohet, i kemi dhënë shumë liri, duke luajtur në mënyrë të natyrshme në sulm, plus duke ja bërë të ditur kthimin prapa për të ndihmuar ekipin, e këtë e bëri shumë mirë në golin e Sturridge". 

"Ishte më mirë se që kam pritur, të jem i sinqertë. Mendoj se sot ishte ndeshje e lehtë për lojtarët, por ishin 90 minuta futboll të vështirë. Ne kemi luajtur shpejt dhe thjeshtë, duke lëvizur. Kjo ishte mirë". 

"Për Shaqirin, në momentin që ka nënshkruar ai ka dashur që të qëndrojë në Liverpool dhe të stërviste me ne. Mendoj se ishte një javë pasi përfundoi Botërorin. Unë i thashë: "jo, jo, jo"". 

"Ai erdhi pas disa ditësh dhe ishte vërtet i entuziazmuar. Për të ishte moment i mirë në karrierë, duke pasur përvojë te Bayerni, Stoke dhe Interi. Këto ishin momente të rëndësishme në karrierë, e tash ne e kemi atë dhe mund të luaj me futbollistë vërtetë të mirë", u shpreh Klopp. 

Shaqiri luajti nga minuta e 68-të për Liverpoolin dhe impresionoi me paraqitjen e tij.  


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page