Peshkopi Teodosije pranon shtetësinë e shtetit të Kosovës, çmenden serbët
- rilindjashqiptare
- Jul 29, 2018
- 1 min read

Peshkopi Teodosije i Rashkës dhe Prizrenit, kreu i kishës ortodokse serbe në Kosovë ka letërnjoftimin shqiptar dhe shtetësinë e shtetit të Kosovës, shkruajn mediat serbe. Mediat serbe kanë publikuar një kopje të dhënave elektronike të Policisë së Kosovës, nga e cila është e qartë se peshkopi Teodosije quajtur Sibaliq ka shtetësi dhe dokumenta të shtetit të Kosovës. Në këtë mënyrë, është e rëndësishme të theksohet se peshkopi serb ka marrë me deshirë shtetësinë e Kosovës. Sipas mediave serbe ky është një turp i madh, një skandal i tmerrshëm që një peshkop ka dokumente të shtetit të rrem që zyrtarisht nuk e njohin as Serbia dhe as Kishën Ortodokse Serbe, shkruan Informer. Mediat serbe të kontrolluara nga Vuçiq janë hedhur në sulm kundër çdo serbi që del kundër Vuçiqit. Peshkopi Teodosije dy ditë më parë në një letër të hapur për publikun, ishte kundër ndarjës se Kosovës, duke kritikuar ashpër presidentin serb Vuçiq i cili po tenton të ndajë Kosovën.
Comments