Propozim martese në mes të koncertit, Rita ndan me fansat momentin romantik
- rilindjashqiptare
- Jul 29, 2018
- 1 min read

Rita Ora është vazhdimisht e angazhuar me koncerte, nga të cilat nuk pushon pothuajse asnjë ditë.
Këngëtarja mbrëmë ka performuar në Skoci, ku as reshjet e mëdha të shiut nuk e ndaluan atë të performonte para fansave të saj, shkruan lajmi.net.
Në rrjete sociale, ajo ka ndarë me ndjekësit disa prej momenteve më kulmore të atij koncerti, e një prej tyre ishte shumë romantik. Një çift në mes të skenës janë fejuar, pasi djaloshi i propozoi të dashurës dhe ajo pranoi para gjithë asaj mase.
Rita ishte emocionuar nga ajo skenë, ndërsa në një video që ndau me ndjekësit shkroi “Urime, shumë e lumtur që isha pjesë e kësaj”.



Comments