top of page
123.jpg

Haradinaj: Me pas mundësi, deri në Nish shkojmë

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Jul 30, 2018
  • 1 min read

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj ka deklaruar se sikur pozita, ashtu edhe opozita nuk kanë vullnet që Kosova të del humbëse në Bruksel, por nëse nuk bashkohen, do t’i krijohet favor institucioneve të Serbinë mbi Kosovën. “Po shihet hapur që shqetësimi i të gjithë neve është se cili do të jetë epilogu i asaj marrëveshje finale. Dikush po thotë ka vija të kuqe, dikush po thotë nuk ka vija të kuqe. 

Por ne të gjithë e dimë çka mendon Serbia për ne dhe të gjithë ne mendojmë për ta njëjtë, se me pas mundësi deri në Nish shkojmë, por edhe për disa kolegë të mi patriotë folklorist që po flasin sot me pas çliruar vet dhe me ia vendos çizmen në kufi me kohë, nuk i kishim këto tema në tavolinë, por është dashur t’ia lejojmë të fuqishmëve me na ndihmuar për ta hequr Millosheviqin nga këtu“, tha ai. 


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page