top of page
123.jpg

Higuain i padëshiruar në Torino: Transferimi te Milani, këto janë detajet e fundit

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Jul 30, 2018
  • 1 min read

Ka përfunduar takimi i vëllait menaxher të Gonzalo Higuainit, me drejtuesit e Juventusit, ku është diskutuar e ardhmja e sulmuesit argjentinas.

Bardhezinjtë kanë konfirmuar nga ana e tyre se El Pepita nuk bën më pjesë në planet teknike të trajnerit Allegri për sezonin e ardhshëm dhe se duhet të kujdeset për të gjetur një tjetër skuadër.

Gjithashtu torinezët i kanë dhënë edhe miratimin për një kalim të mundshëm te Milani, duke qenë se palët kanë kryer edhe bisedime paraprake. Tashmë mbetet që Nicolas, vëllai i Gonzalo Higuain, të takojë Leonardon, ndoshta që mbrëmjen e sotme në Milano dhe të diskutojnë detajet e transferimit.

Paraprakisht mesë Milanit dhe Juventusit ka një marrëveshje për huazim të thjeshtë kundrejt 20 milionë eurove dhe të drejtë blerjeje për 35 të tjerë në fund të verës së ardhshme.

Tani mbetet që Higuain dhe Milani të gjejnë gjuhën e përbashkët për kontratën mes tyre, pasi duhet theksuar se kuqezinjtë nuk kanë ndërmend t’i garantojnë argjentinasit të njëjtën pagë që përfiton te Juventusi.


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page