top of page
123.jpg

Klopp: Shaqiri deshi të bëjë këtë çmenduri pasi nënshkroi me Liverpoolin, por i thashë jo, jo, jo!

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Jul 29, 2018
  • 1 min read

Gjermani ka folur pas fitores 4:1 ndaj Manchester Unitedit, ku Shaqiri debutoi me një super-gol.

Klopp ka treguar se si Shaqa nuk dëshiroi të pushonte fare pas Botërorit, për t’iu bashkuar menjëherë Liverpoolit në stërvitje pas nënshkrimit.

“Nuk është normale të përshtatesh aq mirë me stilin e lojës pas vetëm katër ditësh në klub”, deklaroi Klopp.

“Ne donim ta ndihmonim atë në mënyrë që pozicioni i tij të mos jetë shumë i komplikuar”

“I dhamë liri të madhe. Shaqiri ishte më mirë se që unë e kam pritur”

“Në momentin që Shaqiri nënshkroi me ne, ai dëshiroi t’i bashkohej menjëherë ekipit në stërvitje, ani pse ishte vetëm një javë pas Botërorit. Por unë i thash “jo, jo, jo”. Ai u kthye pas disa ditësh dhe ishte shumë i emocionuar”.

“Për Shaqirin është një moment i mirë në karrierën e tij, pas eksperiencave te klube si Bayern Munchen, Inter apo Stoke”, shtoi ai.


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page