top of page
123.jpg

Milani takon agjentët e Bernardit

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Jul 30, 2018
  • 1 min read

Milani u takua sot (e hënë) me agjentët e ish-lojtarit të Shakhtar Donetsk, brazilianit Bernard.

Braziliani është një agjent i lirë pasi ka lënë skuadrën nga Ukraina, duke mos rinovuar kontratën.

Bernard ka shënuar 10 gola në sezonin e kaluar me ukrainasit dhe kjo ka bërë që të preferohet nga shumë skuadra të njohura evropiane.

Sipas mediumit italian Gazzetta dello Sport, Rossonerët u takuan me përfaqësuesit e Bernard në Casa Milan për të diskutuar një transferim të mundshëm.

Të dy palët po përpiqen të gjejnë një marrëveshje, por ndërmjetësi i njohur Kia Joorabchian ka folur gjithashtu edhe me klubin anglez, Chelsean.

Lojtari do të preferonte një lëvizje në Milano, por ai do të donte një rrogë prej rreth tre milionë eurosh dhe duke pasur parasysh se do të arrinte si lojtar i lirë, agjentët e tij presin bonuse të madha.

Milani po kërkon të forcohet pa shpenzuar shumë këtë verë, me Pepe Reina, Ivan Strinic dhe Alen Halilovic që janë bashkuar si transferime falas.


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page