Neymari duhet ta shikojë dhe të marrë mësim nga kjo lojtare (VIDEO)
- rilindjashqiptare
- Jul 30, 2018
- 1 min read

Neymar duhet të marrë mësim nga një futbolliste femër nga Australia.
Në rrjete sociale ka filluar të qarkullojë një video e 18-vjeçares Ellie Carpenter, që tregon forcën e saj pas një goditje me top në fytyrë. Neymar mori vëmendje dhe kritika për reagimin e tij të ekzagjeruar gjatë Botërorit në ndeshjen Brazil – Meksikë, pas një ndërhyrje të lehtë në të.
Në ndeshjen në mes të Australisë dhe SHBA-ve, Carpenter u godit nga topi në fytyrë, por shumë shpejtë ngrihet në këmbë dhe vazhdon ndeshjen.
Nga ky reagim sigurisht se duhet të marrë mësim Neymari, që shquhet për simulimet e tij dhe reagimet e tepruara pas ndërhyrjeve më të lehta.
Comments