Reagimi i Thaçit ndaj gazetares: Prit ta kryej, tani pyet gjithë ditën (Video)
- rilindjashqiptare
- Jul 30, 2018
- 1 min read

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, duket se nuk e ka shumë në qejf ndërhyrjen e gazetarëve kur ai flet. Këtë e ka shfaqur gjatë ditës së sotme kur ai po fliste për gjendjen politike në vend dhe mundësinë e shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë, e cila po diskutohet ditëve të fundit. Derisa presidenti po fliste, një gazetare tentoi ta pyeste diçka. Këtu reagoi presidenti Thaçi, i cili si me shaka i tha asaj që të mos ngutet. “Prit kur të përmbylli pastaj vazhdo, faleminderit shumë, pyet gjithë ditën”, i ka thënë Thaçi një gazetares. Për më tepër, presidenti Thaçi, gjatë homazheve që ka bërë te varri i veprimtarit Adem Demaçi, ka folur edhe për dialogun me Serbinë. I pyetur nga gazetarët për deklaratat e fundit se çka mund të bisedohet në Bruksel, Thaçi nuk e mohoi mundësinë se në tryezë do ketë bisedime edhe për mundësinë e shkëmbit të territoreve. Për shkrimet se Leposaviqi mund të shkëmbehet me Preshevën e një pjesë të Bujanocit, e shkrimet tjera në media, Thaçi nuk i ka komentuar. “Nuk flas për shkrime që nuk kanë adresë, janë spekulime the fake news, që s’dua t’i komentoj”, tha ai. Mirëpo, Thaçi u shpreh optimist se një marrëveshje përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë do të arrihet. “Unë shpresoj dhe besoj se së bashku me të gjithë të tjerët që marrëveshja të ndodh mes dy vendeve të pavarura”.
Commentaires