top of page
123.jpg

Ronaldo zbarkon në Torino, nesër në stërvitje

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Jul 29, 2018
  • 1 min read

Cristiano Ronaldo ka zbarkuar në orët e mbrëmjes në aeroportin e Torinos, për të filluar zyrtarisht aventurën e tij si lojtar i Juventusit.

Ndonëse “transferimi i shekullit” ndodhi dy javë më parë, portugezi mbaroi sot pushimet, për të nisur tashmë punën si futbollist i Juventusit, pas 9 sezonesh te Reali i Madridit.

Gjashtë makina Jeep ishin vënë në pritje të Ronaldos, që prej 3 orësh, ndërsa rreth 30-40 tifozë kishin preferuar t’i uronin sërish mirëseardhjen në aeroport.

CR7 do të startojë nesër stërvitjen, së bashku me lojtarët e tjerë juventinë që ishin në “Rusi 2018”, si Dybala, Higuain, Douglas Costa, Juan Cuadrado dhe Bentancour.

Pjesa tjetër e skuadrës së Allegrit ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku po zhvillon ndeshjet e vlefshme për International Champions Cup dhe pritet të kthehet në Torino javën e ardhshme, shkruan TCH.

Gjithsesi Ronaldo do të vijojë me programin e diferencuar, për t’iu bashkuar grupit vetëm më datë 12 Gusht, ndërsa debutimi pritet të bëhet në transfertën ndaj Chievos në Verona, që përkon edhe me ndeshjen hapëse të Serisë A.


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page