top of page
123.jpg

“Task Forca” kundër aksidenteve jep efektin e parë, asnjë i vdekur gjatë javës

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Jul 30, 2018
  • 2 min read

Nesër (e marte) bëhen një javë që kur Policia e Kosovës ka themeluar “Task Forcën” kundër aksidenteve në trafik.

Prej ditës që është bërë kjo “Task Forcë”, në territorin e Kosovës nuk është shënuar asnjë aksident trafiku me pasoja fatale, ndonëse ato me lëndime dhe me dëme materiale ende janë në numër të madh, raporton Indeksonline. Të dhënat e policisë të siguruara nga Indeksonline, flasin se gjatë kësaj jave, në rrugët e Kosovës kanë ndodhur gjithsej 383 aksidente trafiku, prej të cilave 116 kanë përfunduar me persona të lënduar dhe 267 të tjera me dëme materiale. E gjatë kësaj jave ajo që është vërejtur dukshëm për dallim nga javët e kaluara është numri i madh i gjobave të shqiptuara ndaj pjesëmarrësve në trafik. 

Nga koha kur është themeluar “Task Forca”, janë ndëshkuar gjithsej 10 067 pjesëmarrës në trafik, ku nëse mesatarja e gjobave është 20 euro për tiketë, atëherë i bie që buxheti i konsoliduar i Kosovës për një javë është mbushur me mbi 200 mijë euro. Efekti i Task Forcës është vërejtur menjëherë dhe se qëllimi kryesor i saj është që përmes komandës dhe kontrollit të ndikohet direkt në parandalimin e aksidenteve të trafikut rrugor, duke angazhuar sa më shumë personel policor nga niveli qendror dhe ai lokal, duke përfshirë edhe stafin udhëheqës të Policisë. “Plani veprues dhe parandalues i kësaj “Task Force” parasheh përfshirjen, koordinimin dhe bashkërendimin e njësiteve të ndryshme në terren, në pika kontrolli, akse rrugore, si dhe aplikimin e metodave të ndryshme të avancuara nga njësitet policore, për arritjen e parandalimit të aksidenteve në tërësi e në veçanti të atyre me pasoja fatale. 

Gjithashtu, për të arritur dinamikën e ndikimit tek shoferët pjesëmarrës në trafik do të aplikohet “Zero tolerancë ndaj të gjithë kundërvajtësve””, kanë deklaruar në Policinë e Kosovës. Sipas tyre, për një efekt parandalues-pozitiv të këtyre angazhimeve dhe masave operative të planifikuara, Policia e Kosovës kërkon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik, e posaçërisht te shoferët/drejtuesit e automjeteve, që të respektojnë rregullat që dalin nga Ligji i trafikut rrugor, të respektojnë shenjat e trafikut, t’u përshtaten kushteve të rrugës dhe në veçanti t’i përmbahen shpejtësisë së lejuar, pasi që vetëm në këtë mënyrë kontribuojnë për një siguri më të madhe nëpër rrugët e vendit tonë dhe evitojnë humbjen e panevojshme të jetëve njerëzore./Indeksonline/“ 


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page