top of page
123.jpg

Britania nga nesër nuk do të lejoj më debat për Kosovën në OKB

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Jul 31, 2018
  • 1 min read

Britania e Madhe nga nesër (1 gusht) pritet ta marrë kryesimin në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. 

Mediat beogradase raportojnë se ky shtet i fuqishëm ka në plan që të parandalojë gjatë muajit gusht mbajtjen e seancave të rregullta për situatën në Republikën e Kosovës. 

Kësisoj, skenari i britanikëve mund të jetë që të hiqen tërësisht seancat apo të njëjtat të jenë të mbyllura për media. 

Ndërkohë, rezoluta e OKB-së 1244 nga viti 1999 parasheh që çdo 3 muaj të ketë seanca për Kosovën mbi punën e UNMIK-ut dhe gjendjen në vend. 

Ndërsa, ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, ka deklaruar se kërkesa e Londrës mund të ketë edhe një dëshirë- që Këshilli i Sigurimit të mos merret fare me Kosovën ose që kjo të jetë me dyer të mbyllura. 

“Kjo është e mundshme që të bëhet në votimin për gjëra procedurale, këtu Rusia dhe Kina nuk mund të vendosin veto. Ne këtu nuk jemi të pranishëm”, ka thënë ai. 


Comentarios


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page