Ky është çmimi i biletave për ndeshjen e Dritës në Ligën e Evropës
- rilindjashqiptare
- Jul 31, 2018
- 1 min read

Skuadra e Dritës nesër takohet me Dudelangen me fillim nga ora 20:45 në stadiumin ‘Adem Jashari’ në Mitrovicë – në kuadër të ndeshjes kthyese të Europa League.
Skuadra e Dritës ka njoftuar se biletat për këtë sfidë do të dalin në shitje në orën 16:00 në Gjilan dhe Prishtinë, kurse nesër në orën 17:00 në Mitrovicë.
Çmimi i biletave për këtë ndeshje është nga 2 euro e deri në 7 euro.
Ja postimi i Dritës:
“Njoftim për biletat e ndeshjes FC DRITA vs F91Dudelange
Njoftohen të gjithë futbolldashësit se sot nga ora 16:00 dalin në shitje biletat për ndeshjen e Europa League që FC DRITA e zhvillon me datë 02.08.2018(e enjte) nga ora 20:45 në Mitrovicë! Biletat të cilat janë në shitje janë: 2euro, 5euro dhe 7euro, dhe mund ti gjeni në këto pika të shitjes:
GJILAN: •Sheshi “Agim Ramadani”(para teatrit të qytetit) •Sheshi i qyetetit(përballë hotelit Kristal)
PRISHTINE: •Përballë hotel Grand
Edhe nesër(e mërkure) biletat mund ti gjeni në të njejtat pika të shitjes nga ora 10:00.
Në Mitrovicë biletat dalin në shitje të enjten (ditën e ndeshjes)nga ora 17:00 te stadiumi Adem Jashari”, shkruhet në njoftimin e klubit të Dritës.
Vlen të ceket se ndeshja e parë ka përfunduar me rezultatin 2-1 në favor të Dudelanges.
Comments