top of page
123.jpg

Në ditën kur vendi humb njerëz të artit – RTK-ja i jep hapësirë dy relikteve të tallavasë

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Jul 31, 2018
  • 1 min read

Disa ditë pas vdekjes së shkrimtarit e veprimtarit Adem Demaci, në ditën kur vdiq regjisori Bekim Lumi e në momentet kur u dha lajmi për vdekjen e shkrimtarit Ragip Sylaj, televizioni publik ka vendosur që të shfaqë në një intervistë të gjatë, dy këngëtarë të muzikës tallava. Radiotelevizioni i Kosovës (RTK), në një emisionin e tij “Programi Veror”, ka ftuar dy këngëtarët e muzikës tallava, Sunaj Saraqi dhe Vera Oruqi të cilët janë çift bashkëshortor. Dyshja është e njohur për muzikën turbo-folk dhe tallava gjatë viteve të 90-ta, shkruan Insajderi. Përveç kësaj të dyshja merrt edhe me përpunim të këngëve. Disa nga këngët e tyre janë “Hala jam i përparshmi”, “Si të jetoj unë”, “Ku je shpirt”, “Falma, Falma”. Kujtojmë se dy ditë më parë ndërroi jetë, veprimtarii, Adem Demaçi me ç’rast presidenca shpalli tri ditë zie. E në mëngjesin e sotëm aktori, Bekim Lumi vdiq nga sëmundja e cila nuk mundi t’i rezistoj. E në këto orë të vona u njoftuar se ka ndërruar jetë edhe gazetari, Ragip Syla. /Insajderi.com 


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page