top of page
123.jpg

Sulejman Uglanin: As Serbia s’e di pse e ndaloi vizitën e Pacollit në Sanxhak

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Jul 31, 2018
  • 1 min read

Kreu i Këshillit Kombëtar të Boshnjakëve të Sanxhakut, Sulejman Uglanin, ka deklaruar se ndalesa e Ministrit të Jashtëm Behgjet Pacolli për të vizituar Sanxhakun nga ana e Serbisë, është bërë pa asnjë arsye.

“Ne si Këshill Kombëtar i kemi bërë thirrje Ministrit të Jashtëm Behgjet Pacolli, që të vijë në Sanxhak e t’ju prezantojë qytetarëve të këtij vendi vizionin e tij për Ballkanin, të prezantojë vizionin e bisedimeve në Bruksel”.

“Serbia ka rënë në një qorrsokak. Ata bisedojnë me Presidentin e Kosovës Hashim Thaçi, me kryeministrin Ramush Haradinaj dhe me Ministrin e Jashtëm Behgjet Pacolli. Ne kemi kërkuar mundësinë që Pacolli të vijë dhe të na thotë se për çka po bisedojnë. Vendimi i tyre për ta ndaluar Pacollin nuk është diçka normale. Ligji na lejon që ta ftojmë. Ata as vet nuk e dinë pse e kanë bërë një gjë të tillë”. Uglanin në një intervistë në Info Magazinë të Klan Kosovës ka theksuar se ky veprim i Serbisë nuk është për t’u çuditur.

Ai gjithashtu potencoi se boshnjakët e Sanxhakut kanë përfaqësuesit e tyre legjitim që i përfaqësojnë interesat e tyre dhe se kanë autorizim që të bashkëpunojnë me të gjithë popujt që kanë kulturë, traditë të përbashkët.


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page