top of page
123.jpg

Neymar, “France Football” zbulon sulmin e fshehtë të Real Madrid

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Aug 1, 2018
  • 1 min read

Që Neymar është një objektiv i Real Madrid nuk është aspak sekret. Braziliani është një prej emrave që Los Blancos kanë shkruar në listën e preferencave. Fillimisht ishte Barcelona, më pas PSG që prishën ëndrrën e Real Madrid, për të patur në ekip yllin brazilian. Gjithsesi, fakti që të dy, si Bale ashtu edhe Cristiano Ronaldo mund të largohen gjatë kësaj merkato vere nga Madridi, mund të shënojë edhe momentin e shumëpritur, atë të transferimit të Neymar te Galaktikët.

Pikërisht në këtë kontekst, presidenti i Real Madrid, Florentino Perez, në tentativë për të bindur brazilianin ka thënë gjithmonë: “Neymar ka më shumë shanse të fitojë Topin e Artë te Real Madrid”.

Referuar raportimeve të medias gjigante sportive “France Football”, presidenti i Real Madrid, Perez është në kontakt të vazhdueshëm me babain e Neymar, që është njëherësh edhe menaxheri i futbollistit. Objektivi është që të dy ata të mund të bindin sheikun pronar të PSG, Nasser Al-Khelaïfi, që të pranojë transferimin e yllit të Brazilit. Gjithsesi nuk do të jetë një transaksion i thjeshtë, aq më pak i lirë, pasi vetëm një vit më parë, francezët shënuan blerjen më të shtrenjtë në historinë e futbollit, duke transferuar Neymar nga Barcelona për shumën rekord 222 milionë euro. Sipas raportimeve nga mediat e huaja, Real mund të thyejë rekordin e vendosur nga PSG, duke i ofruar këtij të fundit jo pak por plot 350 milionë euro për blerjen e Neymar.


留言


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page