top of page
123.jpg

“Ushtria e Kosovës s’do ta zëvendësojë KFOR-in”

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Aug 1, 2018
  • 1 min read

Zëvendësministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Burim Ramadani, e ka quajtur sfidues procesin e tranzicionit të FSK’së, nëpërmjet ndryshimeve kushtetuese.

Megjithatë, ai ka bërë të ditur se Kosova nuk ka hequr dorë nga angazhimi i vazhdueshëm për këtë proces, me anë të ndryshimeve kushtetuese.

Ramadani ka thënë për “Epoka e re” se kurdo që të jetë e mundshme, ndryshimet kushtetuese do të realizohen.

Ai ka deklaruar se Kosova nuk synon ta zëvendësojë praninë e NATO’s dhe KFOR’it, si dhe nuk synon ta realizojë tranzicionin e FSK’së kundër ndonjë shteti tjetër në Ballkan.

Madje, sipas Ramadanit, nga tranzicioni i FSK-së përfiton rajoni.

Ai ka theksuar se kompletimi i sektorit të sigurisë e aftëson Kosovës të kthehet në kontribuues të veçantë në sigurinë rajonale dhe më gjerë.“ 


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page