top of page
123.jpg

Gonzalo Higuain arrin në Milano, pritet me entuziazëm nga tifozët

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Aug 1, 2018
  • 1 min read

Marrëveshja mes Milanit dhe Juventusit që përfshin Gonzalo Higuainin, Mattia Caldara dhe Leonardo Bonuccin, ka filluar hapat e parë konkretë.

Sulmuesi argjentinas tashmë ka mbërritur në Milano, ku është vendosur në një nga hotelet në qendër të qytetit.30-vjeçari është pritur nga shumë tifozë, ndërsa nuk ka hezituar të flasë shkurtimisht. “Së pari do të nënshkruaj pastaj do të flas. Do bëj testet mjekësore nesër dhe shpresoj të nënshkruaj”.

“Po filloj një aventurë të re. Dua të përshëndeti gjithë tifozët, edhe ata të Juventusit që më dhanë shumë dashuri”.

“Më ka bindur Leonardo. Tashmë kam folur me Gattuson. Jam këtu për të arritur sa më shumë që është e mundur”, ka thënë Higuain për gazetarët që ishin duke e pritur.

Raportohet se Milani është pajtuar për një huazim në vlerë 18 milionë euro, por të obliguar për ta blerë në verën tjetër për 36 milionë euro.👇 


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page