Kjo është policja që do të rrisë temperaturat në plazhin e Vlorës
- rilindjashqiptare
- Aug 2, 2018
- 1 min read

Në këto ditë të nxehta gushti, shqiptarët janë "arratisur" drejt plazheve. Për të parandaluar krimet në plazhe, policia e Shtetit ka marrë masat për të "blindur" këto zona turistike me policë. Këtë detyrë ka edhe oficerja Silva Binaj nga Vlora. Me anë të një njoftimi zyrtar tek faqja e Policisë së Shtetit, ajo lajmëron se do të patrulloj në bregdet. Përveçse se Silva është një police me eksperiencë, ajo duket dhe mjaft simpatike. "Mirëmëngjes nga Policia e Shtetit! Unë jam Silva Binaj, 29 vjeçe, punonjëse policie në Komisariatin Vlorë. Jam punonjëse e Policisë së Shtetit prej 4 vitesh dhe aktualisht për sezonin turistik patrulloj në bregdet. Për çdo emergjencë telefononi Policinë e Shtetit në numrin 112!" - shkruhet në faqen e Policisë së Shtetit.

Comments