top of page
123.jpg

Bekim Jashari për sheshin “Adem Jashari”: Turpi nuk paska fund

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Aug 3, 2018
  • 2 min read

 “Turpi nuk paska fund”, është komenti që ka bërë Bekim Jashari, nipi i Adem Jasharit për sheshin që në Prishtinë mban emrin e heroit kombëtar.

Në fakt, kreu i Skenderajt, ka shpërndarë një koment të ish-të burgosurit politik, Enver Dugolli, aktualisht anëtar i Vetëvendosjes, që ka shprehur kritikën e tij të ashpër në lidhje me mënyrën e rinovimit të sheshit që mban emrin e Adem Jasharit.

“Pajtohem plotësisht me ju i nderur, Enver. Me të vërtetë është e pa kuptueshme kjo që po ndodhë. Mirëpo le të mbetet në ndërgjegjen e tyre. Turpi nuk paska fund”, ka thënë Jashari, duke shpërndarë komentin e Dugollit. E Dugolli ka shprehur habinë me trekëndëshin e “Vëllaznim – Bashkimit” në sheshin “Adem Jashari”“Promovimi i ri-meremetimit të sheshit ‘Adem Jashari’ pa përmendoren e Komandantit të Përgjithshëm (dhe më të lavdishmit) Adem Jashari, jo vetëm që është TURP, por është tallje me ndjenjat e qytetarëve patriot dhe me këtë figurë, ndër më të mëdhatë në historinë e popullit shqiptar. Arsyetimi i kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmetit se kanë ruajtur arkitekturën dhe monumentet e trashëgimisë kulturore, janë qesharake dhe jo bindëse! 

Ai trekëndësh gjoja simbolizon bashkim-vëllazërimin dhe ‘barazinë’ që paska ekzistuar në Kosovë dhe po u dashka ta ruajmë! Këto janë dokrra dhe tallje me vuajtjet dhe sakrificat e popullit shqiptar sepse kjo barazi nuk ka ekzistuar kurrë”, ka thënë Dugolli.

Sipas tij, disa jugo-nostalgjikë duke u fshehur prapa kësaj ideje po mundohen të na paraqesin këtë si vlerë e cila duhet konservuar dhe ruajtur.

“Dhe ku të ruhet, mu në sheshin ‘Adem Jashari’!! Po qojeni tek shtëpitë e juaja o ju Jugo-nostalgjikë, dhe lirisht nëse u ka marr malli (që pa dyshim se po), varjani edhe pllakën ‘Bratsvo Jedintsvo’ që të ndiheni mirë, po jo në sheshin ‘Adem Jashari’! Është e pa pranueshme dhe tejet e habitshme se edhe pas 20 viteve në liri, Prishtina, kryeqyteti ynë, nuk ka një përmendore të Kryeheroit Adem Jashari! E kuptoj Serbinë që nuk e do Adem Jasharin, por nuk i kuptoj (apo më mirë të them që nuk po kam dëshirë të pranoj këtë fakt) që këta pushtetarë (të të gjitha niveleve), frikësohen nga madhështia e këtij kolosi! TURPI I MBULOFTË TË GJITHË!”, ka shkruar Dugolli.


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page