Higuain dhe Caldara janë të Milanit, nesër do të bëhet prezantimi i lojtarëve
- rilindjashqiptare
- Aug 3, 2018
- 1 min read

Mbrojtësi i Juventusit, Mattia Caldara dhe sulmuesi Gonzalo Higuain edhe zyrtarisht janë lojtarë të skuadrës tjetër italiane, Milan.
Calara është shkëmbyer me Bonuccin, ndërsa Higuain është huazuar me të drejtë blerje për 56 milionë euro, shkruan GazetaBlic
“AC Milan njofton nënshkrimin e lojtarëve Gonzalo Higuain dhe Mattia Caldara nga Juventusi,” konfirmon një deklaratë në faqen e internetit të Rossonerëve.
“Gonzalo dhe Mattia janë dy pjesë të rëndësishme të epokës së re për klubin”, shkruhet në njoftim.
Të dy lojtarët do të prezentohen nesër në zyret e klubit të Milanit, në një konferencë për media me fillim nga ora 14:00.
Comments