Milani kontakton agjentin e Rabiot – marrëveshja nuk është e pamundur
- rilindjashqiptare
- Aug 3, 2018
- 1 min read

Milan i është bashkuar garës për të nënshkruar Adrien Rabiot dhe ka bërë një ofertë të fundit për të joshur mesfushorin e Parisit.
Sipas gazetës italiane Corriere dello Sport, drejtori i futbollit të Milanit, Leonardo, foli me nënën e Rabiot dhe me agjentin, Veronique, për një marrëveshje të mundshme, shkruan GazetaBlic
Leonardo, foli me agjentin e lojtarit përmes telefonit për të njoftuar ofertën e tij. Rabiot, sipas gazetës, admiron projektin që po ndërtohet në Milano.
Sidoqoftë lojtari pritet të takohet me shefat e PSG-së dhe kontrata e tyre pritet të jetë shumë e mirë për të bindur super mesfushorin.
Al Khelaifi i ka dorëzuar Rabiot një marrëveshje fantastike, ndërsa ai po mundohet të shmangë interesin nga Barça dhe tani Milan.
Comentarios