Milani në pritje të ofertave për sulmuesin fantastik
- rilindjashqiptare
- Aug 3, 2018
- 1 min read

Milani po vazhdon të jetë goxha aktiv në këtë merkato.
Kjo ka ndodhur pas vendimit pozitiv nga gjykata e arbitrazhit sportiv, e cila ka shfuqizuar vendimin e UEFA-së për kampionin e 7-fishtë evropian, shkruan GazetaBlic.
Tashmë ka zyrtarizuar edhe dy lojtarët e rinj, që do të zbarkojnë në San Siro nga qyteti industrial italian, Torino. Klubi kuq e zi ka konfirmuar marrëveshjen me tashmë dy ish-lojtarët e “Zonjës së Vjetër”, Caldaran dhe Higuainin.
Mirëpo drejtori teknik brazilian, Leonardo po mendon largimin e disa futbollistëve. Emri më i lakuar për të ikur nga qyteti i modës është Carlos Bacca. Kolumbiani edicionin e fundit ishte i huazuar te Villareali, ndërkaq shumë shpejt pritet të largohet nga 18 herë kampionët italianë, të cilët po presin ofertat për futbollistin e përfaqësueses ameriko-latine.
Comments