top of page
123.jpg

Nuk ndalet Liverpooli, kërkon mesfushorin e Arsenalit

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Aug 3, 2018
  • 1 min read

Liverpooli ka qenë njëra nga skuadrat më aktive të kësaj merkatoje.

Klubi nga “Merseyside” deri më tani ka zyrtarizuar katër transfere, Naby Keita, Fabinho, Xherdan Shaqiri dhe së fundi portjerin brazilian të Romës, Allison Becker, shkruan GazetaBlic.

Së fundi, siç raportojnë mediat britanike, “të kuqtë” janë vënë pas mesfushorit të “topçinjëve”, Aaron Ramsey. Lojtari uellsian ka kontratë deri në Qershor të vitit të ardhshëm, andaj londinezët po mundohen t’a bindin që t’a nënshkruajë rinovimin, ose në të kundërtën do t’a shesë, në mënyrë që mos t’a humbë me zero euro vitin e ardhshëm.

Ditëve në vijim mbetet të mësohet e ardhmja e lojtarit më të rëndësishëm viteve të fundit te ekipi i ri i Unay Emeryt.


Comentários


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page