top of page
123.jpg

Presidenti Thaçi: Për marrëveshje me Serbinë po i analizojmë edhe temat tabu

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Aug 3, 2018
  • 1 min read

Sipas presidentit janë duke u analizuar të gjitha opsionet edhe për tema tabu që ka pasur frikë të diskutohet deri më tani.

“Vetëm duke analizuar me kujdes të gjitha opsionit dhe duke shkuar edhe me larg për të diskutuar edhe për  temat tabu mund të gjejmë zgjidhje për interesin shtetëror”, ka thënë ai, raporton lajmi.net. 

Deklarata e tij për korrigjimin e kufijve me Serbinë, duke mos përjashtuar mundësinë e bashkimit të Preshevës me Kosovën, ka ngjallur reagime të shumta, mirëpo thotë se nuk do të jetë ai që vendos pasi “Parlamenti do ta ketë fjalën përfundimtare për marrëveshjen e cila do të rezultojë në fund të dialogut”. 

“Duhet të bëhet përpjekje maksimale për të arritur marrëveshje historike nëpërmjet dialogut”, të cilën presidentit ka thënë se do të jetë marrëveshje ligjore. 

Tutje, i pari i shtetit thotë se marrëveshje mund të ketë vetëm përmes dialogut dhe mënyrë paqësore, e në asnjë rrethanë me kërcënime dhe luftë. /Lajmi.net/ 


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page