Qeverisë Haradinaj i shtohet edhe një zëvendësministër
- rilindjashqiptare
- Aug 3, 2018
- 1 min read

‘Brigadës’ së zëvendësministrave të Qeverisë Haradinaj i është bashkur edhe një zëvendësministër.
Arhim Ajazi është emëruar më datën 1 gusht zëvendësministër, lajmin e ka bërë të ditur Kryetarja e NDS-së, Emila Rexhepi.
Ajazi më parë ushtronte detyrën e Drejtorit të Kulturës Rinisë dhe Sportit dhe ish-koordinator për gjuhën boshnjake në Drejtorinë e Arsimit në Komunën e Prizrenit.
Siç është raportuar në media, Kryetarja e NDS-së deri më tani ka pasur dy zëvendësministra, Bajrush Sezairi në Ministrinë e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë si dhe Naser Meta në Ministrinë për Komunitete dhe Kthim.
Ndërsa tani është shtuar edhe zëvendësministri i tretë, Arhim Ajazi në Ministrinë Kulturës Rinisë dhe Sportit.
Comments