top of page
123.jpg

S’ka më telefona në shkollat shqiptare, as për nxënësit as për arsimtarët

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Aug 3, 2018
  • 1 min read

Në vitin e ri shkollor që nis në shtator, nxënësit nuk do të lejohen të mbajnë celularë gjatë orës së mësim. Urdhëri i firmosur nga ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla ndalon rreptësisht përdorimin e celularëve gjatë procesit mësimor si nga nxënësit ashtu dhe nga mësuesit. Urdhëri hyn në fuqi menjëherë dhe pritet që të zbatohet në vitin e ri arsimor që fillon më 17 shtator, përcjell atsh. Në vendim qartësohet ndalimi gjatë procesit mësimor, gjatë orëve të mësimit por jo në pushime dhe aktivitete të tjera. Vetëm tre ditë më parë, Parlamenti francez miratoi me shumicë unanime ligjin për ndalimin e përdorimit të telefonave në shkolla. Sipas ligjit të miratuar, ndalimi i përdorimit të telefonave do të bëhet në arsimin parashkollor, fillor dhe në shkollat e mesme.


Comentários


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page