Ushtrime të KFOR-it nëpër gjithë Kosovën
- rilindjashqiptare
- Aug 3, 2018
- 1 min read

Pjesëtarët e KFOR-it po zhvillojnë “ushtrimet e planifikuara” nëpër gjithë Kosovën në përputhej me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Me këtë mesazh i është drejtuar opinionit misioni i NATO-s në Kosovë duke e shoqëruar atë me video xhirime të njësive të veta nëpër Kosovë, përcjell KoSSev. Në xhirime shihen hammer-ët amerikanë, njësitë e karabinierisë italiane, pjesëtarë të Ushtrisë së Ukrainës. Njësitë amerikanë janë vërejtur pas një kohe të gjatë edhe në Jarinë. Kuadrot e lëvizjes së njësive të KFOR – shfaqen në vrullin e spekulimeve dhe të vërejtjeve për mundësinë e trazirave në veri. Ushtrimet po zhvillohen për ta “ruajtur gatishmërinë” dhe “aftësinë operative” me të cilat “garantohet mjedis i sigurt e paqësor si dhje lëvizje e lirë”, ka kumtuar KFOR-i. Gjatë kësaj jave në veri ka qëndruar admirali James Fogg, komandant i Forcave të Bashkuara në Napoli. Me të ka qenë edhe komandanti i KFOR-i Salavgtore Cuoci, transmeton Koha. Ushtarëve të KFOR-it mund t’iu bashkëngjiten edhe ekipet për reagim të shpejtë. “Nuk presim problem as në planin afatgjatë e as në atë afatshkurtër”, ka thënë Foggo. Gjatë shtatorit në Kosovë do të vijnë edhe rreth 125 ushtarë amerikanë nga batalioni për sulme me helikopterë.
Comments