top of page
123.jpg

KFOR-i merr nën kontroll Liqenin e Ujmanit

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Aug 4, 2018
  • 1 min read

Liqeni dhe Hidrocentrali i Ujmanit (Gazivodës) afër Zubin Potokut në veri të Kosovës, që nga mesnata, janë marrë nën kontroll të plotë të forcave KFOR-it.

Sipas mediave serbe ushtarët e KFOR-it janë vendosur në fillim të digës së Liqenit të Ujmanit, kurse automjet e KFOR-it kanë bllokuar të gjitha rrugët që shpiejnë te liqeni. 

Ajo që mund të shihet është se të gjithë ushtarët janë të armatosur me armë të gjata dhe disa mitralozë. 

Në të gjitha rrugët që shpiejnë të liqeni janë ushtarëve të KFOR-it dhe nuk lejojnë gazetarët të afrohen, shkruan gazeta serbe Kurir. 

Sipas kësaj gazete ushtarët e KFOR-it kanë marrë nën kontroll të plotë Liqenin dhe Hidrocentralin e Ujmanit gjatë natës vonë dhe askujt nuk i lejohet qasja andej. Kurse gjatë zhvillimit të këtij operacioni në veri të Kosovës kanë fluturar helikopterët e KFOR-it. /Telegrafi 

Video 👈


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page