Në profilin e rrejshëm të Jurgen Klopp, Xherdani kërkon pasul për drekë
- rilindjashqiptare
- Aug 4, 2018
- 1 min read

Xherdan Shaqiri arriti që të linte gjurmë me të ardhur te Liverpool pasi në debutim shënoi gol me gërshërë kundër Manchester Unitedit.
Ylli i kombëtares zvicerane kaloi në këtë afat kalimtar nga Stoke te Liverpool për shumën prej 13.5 milionë eurosh. Shaqiri është duke u përgatitur për sezonin e ri dhe Kloppi është shumë i kënaqur me mënyrën se si është përshtatur ai tek ‘Të Kuqtë’. Një foto e publikuar në rrjetet sociale shihet Xherdan Shaqiri në kuzhinën e skuadrës së Liverpoolit. “Xherdan Shaqiri duke kërkuar ushqimin e tij të preferuar ‘pasulin’,” thuhet në postimin e bërë nga faqja që mban emrin e Jurgen Klopp dhe ka mbi 1 milion ndjekës.

Komentar