Thaçi: Këta që kundërshtojnë sot bashkimin e Luginës, Rugova nuk i lejoi ta shkelnin tokën e Kosovës
- rilindjashqiptare
- Aug 4, 2018
- 1 min read

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është shfaqur shumë i ashpër sot, ndaj atyre që po kundërshtojnë idenë e tij, që Lugina e Preshevës t’i bashkohet Kosovës.
Thaçi po kundërshtohet nga shumica e partive politike në vend, por edhe politikanë tjetër shqiptarë.
Por, ai sot ka thënë se Kosovës nuk i duhen këshillat e atyre që kanë strehuar vrasës së demokracisë, ku ka përmendur Bin Lladenin dhe vrasësin e shqiptarëve siç është Arkani. Ai ka thënë se kundërshtuesit e bashkimit të Luginës së Preshevës, nuk u lejuan nga ish-presidenti Ibrahim Rugova sa ishte gjallë ta vizitojnë Kosovën.
“Këta që sot kundërshtojnë vullnetin e shqiptarëve të Preshevës, Bujanovcit e Medvegjës për bashkim me Kosovën, janë të njëjtit që Presidenti Rugova për së gjalli nuk i lejoi ta shkelin tokën e Kosovës.
Këshillat e tyre i takojnë kohës së turpit të historisë shqiptare”, ka shkruar nder te tjera Thaçi, përcjell lajmi.net.
Thaçi ka përmendur po ashtu se kundërshtuesit e kësaj ideje, arrestuar figurat kryesore të UÇK-së, Adem Jasharin, Zahir Pajazitin e Fehmi Lladrovcin dhe UÇK-në e quajtën terroriste
Comments