Bebe Rexha publikon pamje të koncertit madhështor: “Fillova nga fundi tani jam këtu”
- rilindjashqiptare
- Aug 4, 2018
- 1 min read

Ajo së fundmi ka udhëtuar në Çikago e cila po qëndron atje pasi është festivali katër ditor “Lollapalooza”.
E që nga atje, Bebe nuk ka hezituar të publikojë imazhe dhe video të atmosferës, ku siç shihet po argëtohet mjaft shumë.
Në koncertin e mbajtur, Rexha shfaqet në skenë gjersa prapa saj shihet një numër i madh i njerëzve që e përkrahin atë, shkruan lajmi net.
“Fillova nga fundi dhe tani jam këtu”, është përshkrimi i imazhit.
Bebe po vazhdon të shijojë suksesin e këngës së fundit “I’m a mess” dhe të albumit “Expectations”, që u prit mjaft mirë nga publiku.

Comments