top of page
123.jpg

KFOR: Nuk ka bllokim të digës së Ujmanit, situata është e qetë dhe nën kontroll

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Aug 5, 2018
  • 1 min read

KFOR'i thotë se po kryen detyrat normalisht në veri, sado që ditëve të fundit është raportuar për një prezencë më të shtuar të trupave paqruajtese në këtë pjesë të Kosovës.

Misioni i NATO’s në Kosovë, KFOR, përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se nuk ka bllokim të digës së Ujmanit dhe se situata është e qetë dhe nën kontroll. “KFOR’i nuk ka marrë kontrollin mbi digën e liqenit të Ujmanit. KFOR është këtu për të mbrojtur të gjithë qytetarët në Kosovë”, thuhet në një komunikatë për media, sipas së cilës KFOR’i në Kosovë po kryen detyrën normale nën mandatin e Rezolutës 1244. Ndërkohë, mediat serbe kanë raportuar lidhur me praninë e KFOR’it afër liqenit të Ujmanit. “Kishte gjithsej nëntë automjete luftarake të forcave amerikane dhe disa dhjetëra ushtarë në terren. Dhe nga komanda e KFOR-it në Prishtinë dje u njoftua se ishte një aktivitet i paracaktuar dhe se nuk kishte të bënte me vendosjen nën kontrollin e liqenit Gazivodës”, shkruajnë mediet serbe. 


Comentarios


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page