top of page
123.jpg

MPB: Gjendja në veri stabile, institucionet e sigurisë të gatshme për çdo situatë

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Aug 4, 2018
  • 2 min read

Situata në veri të vendit ka bërë që institucionet vendore të jenë më vigjilente. Zv/ministri i Punëve të Brendshme, Abdulselami Shkodra, e ka kaluar natën e mbrëmshme duke u marrë nga afër me zhvillimet që ishin paralajmëruar se mund të ndodhnin në veri të vendit. Ai thotë se situata mbetet e qetë.

“Informacione të tilla kanë qarkulluar, mirëpo institucionet e vendit kanë marr me seriozitet çdo informacion që ka ardhur edhe nga pjesa veriore, mirëpo deri tani nuk kemi asnjë lloj veprimi i cili do të binte ndesh me legjislacionin në fuqi. që mund të themi se situata nuk është e ndryshueshme por është mjaft stabile”, ka thënë Shkodra për RTK. Shkodra thotë se institucionet e sigurisë kanë qenë të gatshme t`i përgjigjen çdo situate që mund të ndodhte në veri. Kryeministri Ramush Haradinaj kishte takuar Këshillin e Sigurisë, ku kishte bërë të ditur se nuk do të lejohen veprime që prishin rendin kushtetues. “Informacionet që kanë qarkulluar nuk mund të themi se nuk kanë qenë serioze, por situata nuk ka ndryshuar dhe vazhdon të jetë e njëjta”, shtoi Shkodra. Gjatë ditës është raportuar se forca të KFOR-it kanë marr nën kontroll Liqenin e Ujmanit, por zyrtarë të KFOR-it kanë sqaruar se lëvizjet e trupave të tyre po bëhen në kuadër të ushtrimit operativ të paralajmëruar. Këtë ushtrim e ka paralajmëruar në fillim të javës në Leposaviq edhe komandanti i KFOR-it, gjeneralmajori Salvatore Cuoci. Ai pranoi se pjesëtarët e KFOR-it po bëjnë stërvitje dhe ushtrime, por që nuk ndërlidhen me ndonjë ngjarje që mund të ndodhë këtu. Ndërkaq, komandanti i Forcave të Përbashkëta Aleate në Napoli (JFCN), admirali James Foggo, ka deklaruar në Leposaviq se KFOR-i është i fuqishëm dhe se nuk parasheh ndonjë problem dhe ndryshim të situatës në Kosovë ndonëse sipas tij, ka potencial për trazira. 


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page