top of page
123.jpg

Bllokimi i veshit nga noti, pse ndodh dhe çfarë duhet të bëni

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Aug 5, 2018
  • 2 min read

Noti është një nga arsyet kryesore që veshi bëhet një pre e lehtë e infeksioneve.

Një nga problemet më të përhapura gjatë stinës së verës është infeksioni dhe bllokimi i veshit që prek jo vetëm fëmijët, por edhe të rriturit.

Infeksioni shfaqet brenda kanalit të veshit kur ka çarje të shtresës mbrojtëse që përbëhet nga dylli.

Një gjë e tillë lehtëson futjen e baktereve, mykut apo viruseve nën lëkurë.

Noti Ose Lagështia e Tepërt

Noti i shpeshtë dhe i vazhdueshëm apo futja e ujit në vesh mund të zbusë lëkurën e kanalit të veshit.

Lagështia prish ekuilibrat e baktereve të shëndetshme që jetojnë në këtë zonë.

Çfarë Duhet të Bëni

Në këto raste duhet të përdorni tapa veshi ose sigurohuni që të thani veshët duke e mbajtur kokën mënjanë deri sa uji të dalë nga veshi. Për një përtharje më të mirë përdorni edhe tharësen e flokut në distancë nga veshi. Mund të përdoni edhe pambuk të lyer me pak vaj ulliri në vend të tapave të veshit kur hyni në ujë për not.

Pastrimi Ose Gërvishtja E Kanalit Të Veshit

Pastrimi i kanalit të veshit heq edhe dyllin mbrojtës të tij. Përdorimi i gishtave, kunjave prej pambuku e të tjerë e dëmton rëndë lëkurën. Sipas të dhënave të AgroWeb.org, ekspertët thonë se në kanalin e veshit nuk duhet futur asnjë send, sado i vogël të jetë.

Futja e Sendeve Në Vesh

Përdorimi afatgjatë i kufjeve, aparateve të dëgjimit, tapave e çdo sendi tjetër e dëmton lëkurën e veshit. Nëse përdorni aparat dëgjimi, atëherë duhet ta pastroni çdo mbrëmje. Sipas të dhënave të AgroWeb.org, kufjet nuk duhen mbajtur për shumë gjatë në vesh, sepse jo vetëm që dëmtojnë dëgjimin por edhe kanalin e veshit.

Problemet Me Lëkurën

Psoriaza apo ekzema që shfaqet në lëkurën e kanalit të veshit nxit infeksionin. Reagimet alergjike që mund të shfaqen në vesh ndodhin si pasojë e përdorimit të produkteve si llaku, shampo, vathë apo medikamente.

Nëse ju kruhet veshi, atëherë konsultohuni me një mjek për të diagnostikuar problemin.

Infeksioni në pjesën e jashtme të veshit mund të evitohet duke folur me mjekun i cili mund t’ju japë solucione me pika ose të ofrojë trajtime për pastrimin e veshit.


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page