top of page
123.jpg

Dieta që i vret urie qelizat kanceroze, e trajton tipin 2 të diabetit dhe ju ndihmon të humbni peshë

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Aug 6, 2018
  • 2 min read





Dieta ketogjenike është e përqendruar në konsumimin e yndyrave të shëndetshme, proteinave dhe sasive të ulëta të karbohidrateve.

Zakonisht një dietë ketogjenike përbëhet prej 75% yndyrë, 20% proteinë dhe 5% karbohidrate, transmeton Telegrafi.

Por këto proporcione mund të ndryshojnë, varësisht nga rekomandimet e doktorit apo nutricionistit.

Qëllimi i dietës ketogjenike është minimizimi i konsumimit të sheqerit dhe karbohidrateve (të cilat konvertohen në sheqer) në mënyrë që trupi juaj të futet në një gjendje metabolike të quajtur ketozë.

Kur futet në këtë gjendje, trupi e shfrytëzon yndyrën për energji në vend të glukozës.

Përse pacientët me kancer janë duke e përdorur dietën ketogjenike?

Premisa e dietës ketogjenike është se qelizave kanceroze iu nevojitet glukoza për t’u rritur dhe mbijetuar.

Pasi që karbohidratet shndërrohen në glukozë, atëherë duke i zvogëluar nivelet e glukozës në gjak përmes kufizimit të karbohidrateve dhe sheqernave ju mund t’ua ndaloni qelizave kanceroze burimin e energjisë, gjë e cila i shpie ato të vdesin nga uria. 

Dr. Otto Warburg, hulumtues gjerman i cili kishte fituar çmimin Nobel në vitin 1931 për zbulimet e tij mes dallimeve fundamentale mes qelizave kanceroze dhe atyre të shëndetshme, ka treguar se një nga trajtat e qelizave kanceroze është sasia e lartë e receptorëve të insulinës në sipërfaqen e tyre qelizore, e cila është dhjetëfish më e lartë sesa e qelizave të shëndetshme. 

Kjo iu mundëson qelizave kanceroze të absorbojnë dhjetëfish më shumë sasi të glukozës, e që kjo është arsyeja se përse sheqeri është kaq i dëmshëm për çdo person që vuan nga kanceri. Në fakt, sheqeri kontribuon edhe në sëmundje tjera kronike si sëmundjet kardiovaskulare dhe diabeti. Pasi që qelizat kanceroze shumëfishohen dhe rriten përmes sheqerit, një dietë e cila në mënyrë drastike e redukton sheqerin dhe format tjera të karbohidrateve mund të jetë efektive në parandalimin dhe luftimin e qelizave kanceroze. 

Përfitimet tjera shëndetësore të dietës ketogjenike

Nëse veç e keni vendosur ta provoni dietën ketogjenike, atëherë duhet të keni parasysh se kjo dietë është e mahnitshme pasi që edhe ju ndihmon të humbni peshë.

Dieta ketogjenike gjithashtu e redukton inflamacionin dhe e përmirëson ndjeshmërinë e insulinës, është e mirë në menaxhimin e sulmeve epileptike, e rritë kolesterolin e mirë, etj.

Proteinat:

– Peshku dhe ushqimet e detit – Nga mishi që është ushqyer me bari, etj. 

Butcher cutting meat

Yndyrat e shëndetshme:

– Vaji i kokosit – Vaji i ullirit – Avokado 

Perimet me pak karbohidrate si

– Asparagusi – Brokoli – Lakra – Spinaqi, etj. /Telegrafi/ 


Yorumlar


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page