top of page
123.jpg

Edhe zyrtarisht Stadiumi i Prishtinës merr emrin “Fadil Vokrri”

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Aug 6, 2018
  • 1 min read

Stadiumi i qytetit tashmë zyrtarisht ka marrë emrin "Fadil Vokrri".

Këtë e ka bërë të ditur edhe kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, duke treguar se është miratuar propozimi në Kuvendin Komunal, që sot u mbajt mbledhja e gjashtë. 

"Prej sot edhe zyrtarisht Stadiumi i Qytetit mban emrin Fadil Vokrri. Falemnderit Kuvendit Komunal që miratoi propozimin e emrit", ka shkruar Ahmeti në Facebook. 

Megjithatë, emri i stadiumit është vendosur më parë pa vendim. Thuajse dy javë më parë, zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Behgjet Pacolli, e shumë personalitete tjera në Facebook shkruanin se Stadiumi i Prishtinës, ka marrë zyrtarisht emrin "Fadil Vokrri", ndërsa tek sot është miratuar në Kuvendin Komunal. 

Ish-kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Fadil Vokrri, që tani emrin e tij mban Stadiumi, u nda nga jeta 2 muaj më parë.  


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page